E premte, shtator 19, 2014 Kosova 11:46

Lajmet

Sërish protesta në Egjipt

KajroKajro
x
Kajro
Kajro
Mijëra qytetarë kanë marshuar para pallatit të presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi.

Protestat e reja vijnë në përgjigje të vendimit të presidentit për të mbajtur referendumin e planifikuar më 15 dhjetor për kushtetutën e re.

Ushtria dhe policia speciale kanë shtuar praninë jashtë pallatit, për të parandaluar protestuesit nga hyrja në ndërtesë.

Morsi ka thënë sot se drafti i kushtetutës mund të diskutohet, porse “referendumi do të mbahet”.

Kundërshtarët thonë se kushtetuta minon disa të drejta themelore.

Komisionarja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, ka thënë se ka disa elemente “shumë shqetësuese” në draft.

Përmbajtja e tij ka shkaktuar ditë të protestave dhe përleshjeve ndërmjet kundërshtarëve dhe mbështetësve të presidentit islamik.

Të paktën shtatë njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në përleshjet e së mërkurës.