Ndërlidhjet

Qeveria dënon sulmin ndaj zv/shefit të Zyrës në Veri


Ndërtesa e Zyrës Administrative e Qeverisë së Kosovës për veriun, Mitrovicë
Ndërtesa e Zyrës Administrative e Qeverisë së Kosovës për veriun, Mitrovicë
Plagosja me armë zjarri e zëvendësshëfit të Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës është akt kriminal dhe i patolerueshëm për Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka thënë përmes një deklarate për media Qeveria e Kosovës.

Persona të panjohur, mbrëmë kanë plagosur zëvendësshefin e Zyrës Administrative të Republikës së Kosovës për veri, Dushan Milisavleviq.

"Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe do të bëjë gjithcka që është e mundur për të siguruar gjithë personelin dhe funksionimin e plot të Zyrës Administrative në veri. Aktet e tilla të dhunshme nuk do të mund të pengojnë gatishmërinë e institucioneve shtetërore të Kosovës për të vënë rendin dhe ligjin edhe në kët pjesë të vendit," thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të sigurisë "që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar aktorët e ketij sulmi dhe për t'i vënë ata para drejtësisë".

Në deklaratë thuhet se "Qeveria e Kosovës do të vazhdojë aktivitetet për implementimin e marrëveshjes së IBM-it, pa marrë parasysh pengesat që do të mundohen të shkaktojnë strukturat ilegale kriminale në këtë pjesë të Kosovës".
XS
SM
MD
LG