Presidenti afgan Hamid Karzai thotë se është i gatshëm që të shqyrtojë dhënien e imunitetit trupave amerikane, në një marrëveshje të sigurisë, që do të nënshkruhet vitin e ardhshëm, po që se kërkesa e tij për “sovranitetin e Afganistanit”, respektohet.
Marrëveshja do të përcaktojë formën e pranisë ushtarake amerikane në Afganistan, si dhe numrin e trupave e bazat e tyre, pas tërheqjes së forcave të NATO-s në vitin 2014.
Karzai tha se kërkesat e tij kryesore janë që SHBA të dorëzojë të gjithë të burgosurit, të mbyllë të gjitha burgjet në vend, të shfuqizojë kontrollin e hapësirës afgane ajrore dhe të përmbahet nga sulmet mbi fshatrat afgane.
Shtetet e Bashkuara ende kanë më shumë se 65 mijë ushtarë në Afganistan.