E premte, gusht 22, 2014 Kosova 05:57

Lajmet

Lideri i Hamasit mbështet armëpushimin

Lideri i Hamasit Khaled Mishaal Lideri i Hamasit Khaled Mishaal
x
Lideri i Hamasit Khaled Mishaal
Lideri i Hamasit Khaled Mishaal
Lideri i Hamasit në ekzil, Khaled Meshaal, në ditën e tretë të vizitës së tij të parë në Gaza, dukej se mbështeti vazhdimin e armëpushimit të dakorduar mes grupit palestinez militant dhe Izraelit.

Duke folur në Universitetin Islamik në qytetin e Gazës, Meshaal tha:

“Rezistenca është baza, por ndonjëherë ne biem dakord për armëpushim, ndonjëherë ne përshkallëzojmë me mënyra të ndryshme, ndonjëherë me hedhjen e raketave, ndonjëherë këtë nuk e bëjmë”, u shpreh ai.

Ai përsëriti thirrjen për përpjekjet për të zbatuar një marrëveshje të bllokuar mes Hamasit dhe rivalit palestinez, Fatah.

Një ditë më parë, ai tha se “nuk heqim dorë nga asnjë pëllëmbë e Palestinës”.