Ndërlidhjet

Arrestohet polaku, hodhi bojë mbi ikonën kishtare


Manstiri jasna Gora ne Czestochowa, Poloni, foto nga arkivi
Manstiri jasna Gora ne Czestochowa, Poloni, foto nga arkivi
Policia në Poloni ka arrestuar një person 58-vjeçar, pasi hodhi kanaçe me bojë në një ikonë të nderuar të Virgjëreshës Mari, për të cilën besimtarët thonë se bën mrekulli.

Rojet në një manastir në qytetin jugor të Czestochowas e zunë personin, pasi ai hodhi kanaçe mbi Madonan e zezë të Jasna Gorës, një ikon të errët, për të cilën, shumë polakë besojnë se i ka zmbrapsur trupat suedeze, që pëpiqeshin ta pushtonin manastirin në shekullin e 17-të dhe i ka dhënë fund epidemisë së murtajës në vitin 1711.

Ikona, e cila është e mbuluar me xham mbrojtës nuk u dëmtua.

Një zëdhënëse e policisë lokale tha se sulmuesi është marrë në pyetje nga policia dhe mund të ngarkohet me akuzat për ofendim të ndjenjave fetare.

Asnjë motiv nuk është dhënë për sulmin, i cili ka tronditur shumë njerëz në vendin katolik.
XS
SM
MD
LG