E martë, tetor 21, 2014 Kosova 21:57

Lajmet

Moska: SHBA ka thyer marrëveshjen

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
x
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se njohja e opozitës së Sirisë nga ana e Shteteve të Bashkuara është në kundërshtim me një marrëveshje të mëparshme për të kërkuar tranzicion politik në vendin arab.

Në një konferencë për mediat në Moskë, Lavrov ka thënë se është “i befasuar” me vendimin e Uashingtonit për të njohur këshillin e sapoformuar të opozitës si përfaqësues legjitim të popullit sirian.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë publik vendimin e tij të martën, në një intervistë për televizionin amerikan “ABC News”.

Ai ka thënë se Koalicioni Kombëtar i Sirisë është “mjaft përfshirës” dhe “meriton legjitimitet ndërkombëtar”.

Uashingtoni dhe aleatët tij pritet të diskutojnë thellimin e mbështetjes për opozitën siriane gjatë një takimi ndërkombëtar, sot në Marok.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare qysh në mars të vitit të kaluar. Regjimi i Assadit ka shtypur dhunshëm kundërshtarët dhe aktivistët thonë se mbi 40,000 persona kanë humbur jetën në trazira.