Ndërlidhjet

"Russia Today" edhe në Gjeorgji


Kryeredaktorja e televizionit Russia Today, Margarita Simonian.
Kryeredaktorja e televizionit Russia Today, Margarita Simonian.
Televizioni Russia Today ka njoftuar të enjten se ka nisur transmetimin edhe në Gjeorgji.

Kryeredaktorja e tij, Margarita Simonian, ka bërë të ditur se operatori kabllor Silknet do të bëjë shpërndarjen e programeve të kanalit në rajonin gjeorgjian.

Televizioni Russia Today është themeluar në vitin 2005 dhe ka mbi 200,000 përdorues të përhershëm në mbarë botën.

Ai transmeton nga studiot e tij në Moskë dhe Uashington, në gjuhën angleze, spanjolle dhe arabe.

Marrëdhëniet Rusi-Gjeorgji janë tensionuar pas konfliktit të tyre ushtarak në gusht të 2008-ës, për shkak të rajoneve separatiste të Gjeorgjisë – Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.

Moska i ka njohur si shtete të pavarura dy të fundit, ndërsa pas kësaj Tbilisi ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me shtetin rus.
XS
SM
MD
LG