Ndërlidhjet

Karzai pranon ftesën e Obamës për bisedime


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka pranuar ftesën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të biseduar muajin e ardhshëm për të ardhmen e Afganistanit.

Në një konferencë për media në Kabul, së bashku me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Leon Panetta, Karzai ka thënë se do të diskutojë numrin e trupave amerikanë që do të mbeten në Afganistan, pas tërheqjes së forcave ndërkombëtare në vitin 2014.

Panetta ka thënë se takimi Obama-Karzai do të ndodhë në javën pas 7 janarit.

Zyrtarët e të dyja vendeve janë duke zhvilluar negociata komplekse në lidhje me madhësinë dhe rolin e prezencës së ardhshme amerikane në Afganistan.
XS
SM
MD
LG