E enjte, gusht 28, 2014 Kosova 03:01

Lajmet

Edhe 1,500 shtëpi hebraike në Jerusalemin lindor

Ndërtimet e Izraelit në Jerusalemin lindorNdërtimet e Izraelit në Jerusalemin lindor
x
Ndërtimet e Izraelit në Jerusalemin lindor
Ndërtimet e Izraelit në Jerusalemin lindor
Izraeli ka miratuar planet për të ndërtuar shtëpi të reja për hebrenjtë në Jerusalemin lindor.

Komiteti i Ministrisë së Brendshme ka dhënë lejen për ndërtimin e 1,500 banesave në lagjen Ramat Shlomo.

Izraeli ka dalë me plane të reja të vendbanimeve për t’iu hakmarrë Autoritetit Palestinez, i cili muajin e kaluar ka fituar statusin e shtetit joanëtar në Kombet e Bashkuara.

Zyra e presidentit palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se mund të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që të ndalojë ndërtimin e mëtejshëm të vendbanimeve.