E hënë, dhjetor 22, 2014 Kosova 14:26

Lajmet

Pakistan: Sulm në kazermë, talibanët e marrin përgjegjësinë

Pamje nga eksplodimi i makinës - bombë në JamrudPamje nga eksplodimi i makinës - bombë në Jamrud
x
Pamje nga eksplodimi i makinës - bombë në Jamrud
Pamje nga eksplodimi i makinës - bombë në Jamrud
Raportohet se dy sulmues në motoçikletë kanë hedhur granata dore në hyrjen kryesore të një baze ushtarake pakistaneze në provincën Khyber Pakhtunkhwa, me ç’rast janë plagosur së paku 10 vetë.

Zyrtarët kanë thënë se sulmi në kazermën e qytetit Risalpur ndodhi sot, ndërsa në mesin e të plagosurve ka ushtarë dhe civilë.

Zëdhënësi i talibanëve në Pakistan, Ehsanullah Ehsan, e ka thirrë stacionin Radio Mashaal, që vepron në kuadër të Radios Evropa e Lirë, dhe e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulëm.

Të dielën, nga një sulm në një bazë ushtarake ajrore, në po këtë provincë, janë vrarë katër vetë, ndërsa dje, nga shpërthimi i një makine – bombë në tregun e qytetit Jamrud, janë vrarë së paku 21 vetë.