E martë, janar 27, 2015 Kosova 21:58

Lajmet

Britani: Mbretëresha në takim historik me qeverinë

Mbretëresha Elizabeta e Dytë me kryeministrin Cameron në mbledhjen e qeverisë britanikeMbretëresha Elizabeta e Dytë me kryeministrin Cameron në mbledhjen e qeverisë britanike
x
Mbretëresha Elizabeta e Dytë me kryeministrin Cameron në mbledhjen e qeverisë britanike
Mbretëresha Elizabeta e Dytë me kryeministrin Cameron në mbledhjen e qeverisë britanike
Mbretëresha Elizabeta e Dytë sot ka bërë një veprim historik, duke marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë.

Kështu, ajo u bë monarku i parë, që merr pjesë në takimin e qeverisë prej vitit 1781.

Mbretëresha 86 vjeçare, ishte ulur ndërmjet kryeministrit britanik, David Cameron, dhe sekretarit të jashtëm, William Hague, dhe i kishte ndjekur procedurat për 30 minuta.

Një zëdhënës i qeverisë tha se temë në agjendën e mbledhjes së kabinetit ishte ndryshimi i planifikuar për rregulloret e pasardhësit mbretëror.

Ngjarja e sotme ishte pjesë e manifestimeve me rastin e 60 vjetorit të Mbretëreshës në fron.

VOX

Prishtina

Pritjet e të rinjve për vitin 2015

Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, kemi marrë mendimet e të rinjve, rreth asaj se çka ata presin nga viti 2015