Ndërlidhjet

Vdes ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Struck


Ilustrim
Ilustrim
Ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Struck, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Ai ka qenë anëtar i kabinetit të drejtuar nga ish-kancelari Gerhard Schroeder, që humbi pushtetin në vitin 2005.

Ai ka vdekur nga një sulm në zemër në një spital në Berlin.

Në kohën sa ishte ministër, Struck ka vizituar edhe Kosovën, ku përveç takimeve me liderët, vizitonte dhe kontigjentin gjerman në kuadër të KFOR-it.
XS
SM
MD
LG