Ndërlidhjet

Obama i vendosur për ligje të reja për armët


Presidenti amrikan Barack Obama
Presidenti amrikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barak Obama ka premtuar se do ta përdorë “gjithë pushtetin” e zyrës së tij për të shtyrë përmes Kongresit ligjet e reja për kontrollin e armëve- një përpjekje, që siç tha ai, do të jetë politikisht e vështirë, por e cila duhet bërë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, pesë ditë pasi një person i armatosur vrau 20 fëmijë dhe gjashtë punonjës të një shkolle fillore në Connecticut, Obama tha se amerikanët kanë “një detyrim të thellë për t’u përpjekur” që të reduktojnë dhunën e shkaktuar nga armët.

Ai njoftoi se nënpresidenti Joseph Biden, do të udhëheqë një task forcë, që do të ngarkohet për të sjellë propozime konkrete për reforma, jo më vonë se në muajin janar, për të cilat, ai tha se do të bëjë presion Kongresit t’i miratojë.

Obama përmendi anketimet e opinionit publik, që tregojnë se shumica e amerikanëve mbështet një ndalim të armëve të stlit ushtarak dhe verifikimin e historisë së të gjithë blerësve të armëve.
XS
SM
MD
LG