E enjte, tetor 23, 2014 Kosova 11:17

Lajmet

Kërkohet dënim me vdekje për ushtarin amerikan

Pikture nga gjykata...Pikture nga gjykata...
x
Pikture nga gjykata...
Pikture nga gjykata...
Prokurorët ushtarakë do të kërkojnë dënimin me vdekje për ushtarin amerikan, të akuzuar për vrasjen e 16 fshatarëve në Afganistanin jugor në muajin mars.

Robert Bales përballet me 16 akuza për vrasje, përfshirë akuzat për vrasje të paramenduara.

Prokurorët thanë se ushtari 39-vjeçar e la bazën e tij në provincën e Kandaharit, më 11 mars për të kryer vrasjet.

Nëntë nga viktimat ishin fëmijë. Nuk është caktuar ndonjë datë për gjyqin ushtarak kundër tij.

Nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm nga avokatët e Bales pas këtij njoftimi.

Por, ekipi i tij mbrojtës ka argumentuar se duhen ekspertë të jashtëm për të përcaktuar nëse Bales, i cili shërbeu katër herë në Irak dhe Afganistan, ka vuajtur nga çrregullimi- stres post-traumatik.

Vrasjet e marsit shkaktuan aq zemërim dhe protesta sa që ushtria amerikane ndaloi përkohësisht operacionet luftarake në Afganistan.