Ndërlidhjet

Human Rights Watch, shpërblen gazetarët e guximshëm


Human Rights Watch
Human Rights Watch
Shkrimtarë nga 19 vende kanë fituar grante Hellman/Hammett 2012, për përkushtimin e dhënë në fuqizimin e shprehjes së lirë.

Ndarja e këtij çmimi i cili bëhet për çdo vit dhe që organizohet nga Human Rights Watch me bazë në Nju Jork, i jepet kryesisht shkrimtarëve që janë të sulmuar dhe politiksht të abuzuar.

Gjatë këtij viti në mesin e 41 fituesve është edhe një gazetar i Radios Evropa e Lirë, i shërbimit të Turkmenistanit.

Fitues të këtij granti janë edhe një iranian, dy pakistanez dhe një nga Tagjikistani. Shuma e secilit grant vlenë 10 mijë dollar.
XS
SM
MD
LG