E mërkurë, shtator 17, 2014 Kosova 19:34

Lajmet

KDI: Kuvendi, Qeveria shembuj te këqij për sundimin e ligjit

Kugvendi i KosovësKugvendi i Kosovës
x
Kugvendi i Kosovës
Kugvendi i Kosovës
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka prezantuar disa të gjetura për këtë periudhë, ne kuader te raporti mujot te punes se Kuvendit, e që sipas tyre po ndikojnë në efikasitetin dhe mandatin e punës së legjislativit.

Eshte vlerësuar se edhe për këtë periudhë raportuese Kuvendi është përballur me një varg problemesh të cilat po ndikojnë që ky institucion të mos i kryejë përgjegjësitë të cilat dalin nga mandati i tij kushtetues.

“Deputetët kanë kushtëzuar votat e tyre me shtrim rrugësh e trotuaresh në komunat e tyre apo edhe ndërtim çerdhesh. Kuvendi në këtë formë nuk ka përfaqësuar interesat e përgjithshme të vendit, por ato personale të disa deputetëve. Po ashtu transparenca e shqyrtimit të buxhetit dhe dëgjimeve buxhetore ka qenë zero”, ka thënë Isuf Zejna, analist ne KDI.

Zejna po ashtu ka kritikuar Qeverinë dhe Kuvendin lidhur me ratifikimin e vendimit për themelimin e Universitetit të Pejës dhe Prizrenit, të cilat janë themeluar vite më parë dhe për të cilat tash sa kohë Kuvendi ndanë buxhet.

Ai ka shtuar se ratifikimi në këtë formë është shndërruar në një vendim krejt formal duke de-faktorizuar misionin e Kuvendit, i cili edhe është përcaktuar me Ligjin përkatës për Arsimin e Lartë. “Kjo paraqet një tendencë të Qeverisë së Kosovës që Kuvendin ta transformojë, në një institucion i cili legalizon veprime dhe vendime tanimë të përmbaruara nga Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar më tej Zejna.

Stopimi i Projektligjit për Navigacionin Ajror, nga grupe të afërta me politikën në Kosovë, ka qenë një çështje tjetër për të cilën Zejna ka thënë se rrezikon marrjen e kompetencave nga autoritetet vendore po që se ky Ligj nuk aprovohet.

"Duke mos miratuar këtë Ligj të cilin Qeveria e ka tërhequr nga shqyrtimi në Kuvend, pa ofruar as një sqarim të qëndrueshëm pse ka tërhequr atë, atëherë kompetencat në këtë fushë rrezikohet të rimerren nga ana e KFOR-it", ka thene ai.