Ndërlidhjet

Nikolliq: Platforma për Kosovën garanton integritet territorial të Serbisë


Tomislav Nikoliq
Tomislav Nikoliq
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliq gjatë diskutimeve që i ka bërë sot me kryetarët e partive opozitare, ka thënë se platforma për vazhdimin e bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, bazohet në ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, popullit serb që jeton në Kosovë si dhe kishave dhe manastireve serbe.

Në një deklaratë të lëshuar nga presidenca serbe thuhet se Nikolliq ka biseduar në formë të ndarë me kryetarin e Partisë Demokratike - Dragan Gjilasin, të Partisë Demokratike të Serbisë - Vojisllav Koshtunicën, të Partisë Liberale - Çedomir Jovanoviqin dhe me kryetarin e Lidhjes së Hungarezëve të Vojvodinës - Ishtvan Pastor.

Nikolliq gjatë këtyre takimeve ka thënë se "çështja e Kosovës vlerësohet si historike për të cilën duhet që të shtrihet një konsensus i gjerë i të gjithë faktorëve politik".

Përfaqësuesit e partive opozitare kanë njoftuar Nikolliqin se këtë platformë do t’ia paraqesin edhe anëtarëve tjerë të partive të tyre.
XS
SM
MD
LG