E enjte, prill 17, 2014 Kosova 23:29

Lajmet

Nikolliqi diskuton platformën me serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
x
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Madhësia e shkronjave - +
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, do të bisedojë sot me përfaqësuesit e serbëve kosovarë, në lidhje me platformën e Beogradit për Kosovën.

Bisedimet do të nisin në orën 14, në selinë e Presidencës serbe.

Njoftimi i kabinetit të Nikolliqit nuk bën me dije se kush të do të marrë pjesë në to, por mediat në Beograd thonë se bëhet fjalë për rreth 30 njerëz.

Presidenti i Serbisë, të enjten, ka biseduar me anëtarët e opozitës serbe në lidhje me platformën.

Ky dokument, veç tjerash, parasheh autonomi për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, çfarë është kundërshtuar fuqishëm nga autoritetet kosovare.

Kryeministri Hashim Thaçi është zotuar se platforma serbe nuk do të gjejë zbatim.