E shtunë, dhjetor 20, 2014 Kosova 06:06

Lajmet

Tregtarët serbë paralajmërojnë bllokada në veri

Veriu i Mitrovicës - Foto nga arkiviVeriu i Mitrovicës - Foto nga arkivi
x
Veriu i Mitrovicës - Foto nga arkivi
Veriu i Mitrovicës - Foto nga arkivi
Tregtarë serbë nga pjesa veriore e Kosovës kanë paralajmëruar bllokim të rrugëve, në shenjë të pakënaqësisë me marrëveshjen e arritur në Bruksel për qarkullimin e mallërave në pikën kufitare të Jarinjes.

Pas një takimi të mbajtur të enjten, ata kanë thënë se bllokadat do ti bëjnë duke filluar nga e hëna deri në të premtën në një termin kohorë nga ora 10 deri në 12.

Këto bllokada do të bëhen në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në dy lokacione në Zveçan dhe në pjesën veriore të Mitrovicës, njoftojnë mediat serbe.

Sipas tyre, brenda kësaj kohe, nuk do të punojnë as institucionet paralele serbe të vendosura në pjesën veriore të vendit.

Njëri nga përfaqësuesit e këtyre tregtarëve Slavisha Staniq u ka thënë gazetarëve se arsyeja e këtyre bllokadave është si rezultat i pakënaqësive që janë shtuar tek këta tregtar nga marrëveshjet për qarkullimin e mallërave.

“ Me këto ndalesa ata do të na detyrojnë që të rrisim çmimet e mallërave në pjesën veriore”, ka thënë ai.

Ndërkohë, njoftohet se gjatë ditës së djeshme nuk është vrejtur ndonjë qarkullim i shtuar në pikën kufitare në Jarinjë.