Sekretari Gjeneral i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se ushtria siriane po vazhdon të sulmoj forcat anti-qeveritare me raketa të tipit Scud.
Të premten, Rasmusen tha se përdorimi i raketave me rreze të mesme nga Siria, e kanë shtyrë NATO-në që të marr vendimin për vendosjen e disa mburojave anti-raketore Patriot në shtetin fqinjë në Turqi.
Burime të NATO-së kanë thënë se lansimi i raketave Scud është vërjetur në mëngjesin e ditës së martë.
Një javë më parë, zyrtarë të SHBA-ve dhe NATO-së, kanë thënë se ushtria siriane ka përdorë raketat tokë-tokë për herë të parë që nga fillimi i konfliktit gati 2 vjeçar.
Ndërkohë Damasku zyrtar ka demantuar këtë deklarim. Raportohet se shteti sirian, posedon raketa të cilat janë në gjendje që të bartin helme kimike, prodhim sovjetik.