Ndërlidhjet

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të kënaqur me platformën


Takimi i Nikoliqit me serbët nga Kosova
Takimi i Nikoliqit me serbët nga Kosova
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka prezantuar sot platformën për Kosovën para përfaqësuesve serb të Kosovës, ku në mesin e tyre, kësaj radhe ishin edhe ata të komunave paralele serbe nga pjesa jugore e lumit Ibër.

Pas takimit, ata kanë deklaruar shkurt se përshtypjet e para ishin pozitive, ndërsa kanë thënë se, komente më të zgjeruara mbi zgjedhjet e propozuara do ti japin pasi që të sigurojnë tekstet e plota të dokumentit studimor.

Ky dokument sipas mediave serbe, veç tjerash, parasheh autonomi për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, çfarë është kundërshtuar fuqishëm nga autoritetet kosovare.

Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi është zotuar se platforma serbe nuk do të gjejë zbatim.
XS
SM
MD
LG