E dielë, shtator 21, 2014 Kosova 16:05

Lajmet

Indi: Policia përsëri përleshet me demonstrues

Gratë në të Zeza në Indi protestojnë kundër rastit të dhunimit në Nju DelhiGratë në të Zeza në Indi protestojnë kundër rastit të dhunimit në Nju Delhi
x
Gratë në të Zeza në Indi protestojnë kundër rastit të dhunimit në Nju Delhi
Gratë në të Zeza në Indi protestojnë kundër rastit të dhunimit në Nju Delhi
Për të dytën ditë me radhë, policia në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, ka përdorë topa uji dhe shkopinj për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët janë të tmerruar me dhunimin dhe rrahjen brutale të një studenteje 23 vjeçare, më 16 Dhjetor.

Protestuesit po kërkojnë dënim me vdekje për gjashtë personat e akuzuar për dhunim grupor të vajzës, të cilën pastaj së bashku me dashnorin e saj i kanë hedhur nga autobusi në shpejtësi të plotë.

Vajza, që është në gjendje serioze shëndetësore në një spital në Nju Delhi, ka filluar t’ia tregoj policisë përvojën e saj tejet të hidhur.

Një grup i protestuesve gjatë natës kishte qëndruar në kampin e improvizuar afër rezidencës së lideres së Partisë së Kongresit në qeveri, Sonja Gandi.

Ministri i brendshëm, Sushil Kumar Shinde, tha sot se qeveria do ta shgqyrtoj mundësinë e propozimit të dënimit me vdekje për “rastet më të rralla të dhunimeve”.