Ndërlidhjet

Brahimi: Situata në Siri – shqetësuese


I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, ka takuar sot në Damask presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Takimi është mbajtur pas dyerve të mbyllura, ndërsa ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Jashtëm i Sirisë, Faissal Micdat.

Brahimi u ka thënë gazetarëve se situata në Siri vazhdon të jetë “shqetësuese”, por ka shfaqur shpresën për ndalimin e gjakderdhjes.

“Situata në Siri është shqetësuese, por ne shpresojmë se të gjitha palët do të lëvizin përpara në gjetjen e një zgjidhjeje, të cilën e dëshiron populli sirian dhe i gëzohet paraprakisht”, ka thënë Brahimi.

Departamenti për të dhënat e revolucionit në Siri ka njoftuar sot për bilancin e viktimave nga 15 marsi i vitit 2011, kur edhe ka nisur kryengritja, e deri më sot.

Shifrat flasin për një total prej 46,176 njerëzish të vrarë në 647 ditë trazira.
XS
SM
MD
LG