E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 17:59

Lajmet

Emiratet Arabe arrestojnë disa terroristë të dyshuar

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë arrestuar disa anëtarë të një grupi terrorist, i cili, siç thuhet, ka planifikuar sulme.

Mësohet se arrestimet janë rezultat i një aksioni të përbashkët me Arabinë Saudite.

Te të arrestuarit janë gjetur “materiale dhe pajisje të destinuara për operacione terroriste", njofton agjencia VAM, duke cituar njoftimin e autoriteteve të rendit.

Burimi i njëjtë thotë se “terroristët e dyshuar kanë planifikuar sulme në Emirate dhe Arabi Saudite”.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë eksportues i madh i naftës dhe aleat kyç i Perëndimit në rajon. Në muajin shtator janë kapur mbi 60 persona të dyshuar për përpjekje për të përmbysur regjimin dhe për të krijuar një shtet islamik.