E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 07:46

Lajmet

Republika e Afrikës Qendrore: Franca nuk mbron regjimin e Bozize

Francois HollandeFrancois Hollande
x
Francois Hollande
Francois Hollande
Presidenti francez, Francois Hollande, ka thënë se ushtria e vendit të tij nuk do të përfshihet në mbrojtjen e Qeverisë së Republikës së Afrikës Qendrore në konfliktin kundër luftëtarëve rebelë, të cilët janë duke avancuar drejt kryeqytetit Bangui.

Hollande, gjatë një deklarate të bërë të enjten në Paris, ka thënë se forcat e armatosura të Francës të vendosura në Republikën e Afrikës Qendrore, janë për t'i mbrojtur qytetarët francezë dhe interesat e tyre.

Ai ka thënë se këto forca nuk janë aty “që të intervenojnë në çështje të brendshme” të shtetit ose që të mbrojnë regjimin e presidentit Francois Bozize.

Gjatë ditës së enjte, Bozize ka ftuar SHBA-në dhe Francën që të intervenojnë dhe t'i zbrapsin forcat rebele, të cilat kanë avancuar me automjetet e tyre dhe i janë afruar rreth 75 kilometra kryeqytetit.

Franca ka 250 ushtarë në ish-koloninë e saj, pjesë e një misioni paqeruajtës.

Më parë, Franca kishte organizuar një sulm nga ajri për ta mbrojtur Bozize kundër rebelëve gjatë vitit 2006, por në deklaratën e së enjtes tha se “ato ditë tashmë kanë marrë fund”.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.