Ndërlidhjet

Afrika Jugore: Mandela lirohet nga spitali


Nelson Mandela
Nelson Mandela
Qeveria e Afrikës Jugore thotë se ish presidenti Nelson Mandela, është liruar nga spitali.

Zyrtarët thanë se gjatë qëndrimit të tij trijavësh në spital në Pretoria, Mandela, 94 vjeçar, është trajtuar nga infekcioni i mushkërive dhe ka pasur një operacion në mëlçi.

Qeveria tha se Mandela, fitues i dikurshëm i Çmimit Nobel për Paqe, pritet që të ketë trajtim mjekësor në shtëpinë e tij.

Luftëtari i paepur anti-aparteid, Mandela, i kishte kaluar 27 vjet në burg dhe është liruar në vitin 1990.

Ai në vitin 1994 u bë presidenti i parë i zi i Afrikës Jugore, pas zgjedhjeve të të gjitha racave në këtë vend.

Ai është i nderuar çdokund në botë për lutjet e tij për pajtim ndërmjet popullatës së zezë shumicë në Afrikën Jugore me pakicën e bardhë, e cila më parë e kishte sunduar këtë vend.
XS
SM
MD
LG