Ndërlidhjet

SHBA: Read tërheq vërejtjen se po lëvizet kah “tatëpjeta fiskale”


Pamje e Uashingtonit
Pamje e Uashingtonit
Lideri demokrat në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Harry Read, ka tërhequr vërejtjen se duket se Shtetet e Bashkuara po lëvizin kah e ashtuquajtura “tatëpjetë fiskale”, gjatë javës së ardhshme.

Ai tha sot se duket se nuk ka kohë të mjaftueshme për arritjen e marrëveshjes për evitimin e rritjes së taksave dhe shkurtimeve të shpenzimeve deri në fund të këtij viti.

Nëse Shtëpia e Bardhë dhe ligjvënësit nuk arrijnë marrëveshje për buxhetin e ri, deri më 31 Dhjetor, më se 600 miliardë dollarë rritje të taksave dhe shkurtime të shpenzimeve, do të hyjnë në fuqi, që potencialisht mund të shkaktojnë rënie të re të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.

Presidenti amerikan, Barack Obama, e përfundoi më herët pushimin e tij në Havaje dhe u kthye në Uashington, në përpjekje për rifillim të negociatave me liderët e Kongresit, për evitimin e “tatëpjetës fiskale”.
XS
SM
MD
LG