Ndërlidhjet

EULEX: Baki Sadiki u ekstradua në Sllovaki


I kërkuari nga Sllovakia për shkak të rolit të tij në shkallë të gjërë për trafikim të narkotikëve, sot Baki Sadiki, është ekstraduar nga Kosova për në Sllovaki, ka njoftuar misioni EULEX.

Mëtutje, në njoftim theksohet se me kërkesën e autoriteteve të Sllovakisë dhe në marrëveshje me autoritetet e Kosovës, EULEX-i ka ndihmuar në procesin e ekstradimit.

I kërkuari, Baki Sadiki, shtetas i Sllovakisë dhe i Serbisë, ishte arrestuar në Kosovë, në muajin tetor të këtij viti, në bazë të fletarrestit të Interpolit, me kërkesë të Bratisllavës.

Vendimi për ekstradim është marrë nga Ministri i drejtësisë, pas vendimit për lejimin e dorëzimit nga Gjykata e Qarkut në Gjilan, që është mbështetur edhe nga Gjykata Supreme e Kosovës.

EULEX-i thotë se ekstradimi i Baki Sadikit paraqet përkushtim për luftimin e krimit trans-kombëtar dhe për luftën kundër mosndëshkimit, e me qëllim që të sigurohet mbizotërimi i drejtësisë.
XS
SM
MD
LG