Ndërlidhjet

Talibanët të gatshëm të bisedojnë me Qeverinë e Pakistanit


Lideri i talibanëve në Pakistan, Hakimullah Mehsud
Lideri i talibanëve në Pakistan, Hakimullah Mehsud
Lideri i talibanëve në Pakistan, Hakimullah Mehsud, ka thënë se organizata e tij është e hapur të fillojë bisedimet me Islamabadin zyrtar, por që lëvizja e tij të mos çarmatoset. Ai këtë deklaratë e dha në një video të publikuar gjatë ditës së premte.

Mehsud gjithashtu ka vënë kushte në rast të fillimit të bisedimeve me Qeverinë e Pakistanit, duke thënë se ai do të bisedonte vetëm nëse Islamabadi braktisë lidhjet e tij me Uashingtonin.

Qeveria amerikane ka përfshirë Mehsudin në listën botërore të territoristëve dhe ka ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacione që çojnë në kapjen e tij.

Fortesa kyçe e talebanëve pakistanezë është në Uaziristanin verior, një nga zonat fisnore përgjatë kufirit afgan dhe vendi ku ka pasur qindra sulme ajrore nga amerikanët.
XS
SM
MD
LG