E mërkurë, korrik 30, 2014 Kosova 04:56

Lajmet

Gjendja e Bushit “po përmirësohet”

Ish-presidenti i SHBA-së, George H.W. Bush.Ish-presidenti i SHBA-së, George H.W. Bush.
x
Ish-presidenti i SHBA-së, George H.W. Bush.
Ish-presidenti i SHBA-së, George H.W. Bush.
Mjekët në Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se ish-presidenti amerikan, George H.W. Bush, mbetet nën kujdes intensiv, porse “gjendja e tij është duke u përmirësuar”.

Bushi, 88 vjeç, ndodhet në trajtim intensiv qysh të dielën e kaluar.

Ai është pranuar në një spital të Hjustonit më 23 nëntor, për shkak të problemeve me bronkit.

Bushi ka shërbyer si presidenti i Shteteve të Bashkuara nga janari i vitit 1989 deri në janar të 1993-shit.