E mërkurë, tetor 22, 2014 Kosova 14:14

Lajmet

Njëzet vjet nga ndarja e Çekosllovakisë

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Republika Çeke shënon sot 20-vjetorin e ndarjes nga Sllovakia.

Shteti i përbashkët i Çekosllovakisë ka ekzistuar nga tetori i vitit 1918, kur ka shpallur pavarësinë nga Perandoria Austro-hungareze, deri në ndarjen paqësore më 1 janar të vitit 1993.

Shpërbërja e Çekosllovakisë shpesh cilësohet edhe si Divorci i Kadifenjtë, një referencë kjo për Revolucionin e Kadifenjtë të vitit 1989, i cili është zhvilluar pa gjakderdhje dhe ka çuar në fundin e sundimit komunist në Çekosllovaki dhe në formimin e një qeverie demokratike.