Ndërlidhjet

Chavez i vetëdijshëm për seriozitetin e sëmundjes së tij


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez
Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez
Zëvendës Presidenti i Venzuellës Nicolas Maduro, ka thënë se presidenti Hugo Chavez është i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm për gjendjen e tij shëndetësore pas operacionit të tij të katërt ndaj kancerit brenda këtyre 18 muajve të fundit.

Maduro, tha se brenda 3 ditëve të fundit e ka vizituar 2 herë presidentin Chavez, i cili ndodhet në një spital në Kubë.

Zëvendës presidenti në një deklaratë dhënë një kanalai televiziv, ka thënë se Chavez është “plotësisht i vetëdijshëm për ndërlikueshmërinë” e gjendjes së tij pas operacionit, por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore e të parit të vendit.

Maduro, gjithashtu ka akuzuar kundërshtarët politik për shpërndarjen e, siç e quan ai, gënjeshtrave dhe thashethemeve lidhur me gjendjen shëndetësore të Chavezit.

Presidenti i Venezuelës nuk është parë apo dëgjuar në publik që nga 11 dhejtori kur i ishte nënshtruar operacionit.

Kjo ka bërë që të krijohen bindje se Chavez nuk do të jetë në gjendje shëndetësore që të kthehet në Venezuelë për të bërë përurimin e tij të planifikuar për një mandat të ri gjashtë vjeçar që parashihet të mbahet më 10 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG