Ndërlidhjet

Francë: 1193 vetura në flakë gjatë Vitit të Ri


Veturat e djegura në një parking në Natën e Vitit të Ri në qytetin Strasburg
Veturat e djegura në një parking në Natën e Vitit të Ri në qytetin Strasburg
Autoritetet e Francës thonë se 1193 vetura të parkuara ishin përfshirë nga zjarri gjatë natës së Vitit të Ri 2013, në gjithë Francën.

Ministri i brendshëm, Manuel Valls, tha se vandalët ishin ata që duhet fajësuar për djegien e makinave.

Sipas tij, ka pasur përleshje të policisë me personat që shkaktonin probleme në qytetet Strasburg dhe Mulhuz dhe se janë arrestuar 339 vetë.

Kjo ishte hera e parë në tri vitet e fundit që numri i makinave të djegura është rritur.

Raportohet se qeveria e ish presidentit Nicolas Sarkozy, e kishte ndalur publikimin e numrit të makinave të dëmtuara, me qëllim që ta reduktoj kujdesin e mediave ndaj vandalëve.
XS
SM
MD
LG