E hënë, shtator 22, 2014 Kosova 18:13

Lajmet

Irak: Nga sulmi me makinë bombë – dy të vrarë

Pamje nga ritualet fetare të shiitëve në IrakPamje nga ritualet fetare të shiitëve në Irak
x
Pamje nga ritualet fetare të shiitëve në Irak
Pamje nga ritualet fetare të shiitëve në Irak
Autoritetet e Irakut thonë se nga një makinë-bombë janë vrarë së paku dy pelegrinë, pak para ceremonisë kryesore fetare shiite.

Sot, policia dhe mjekët thanë se pelegrinët ishin vrarë kur makina-bombë eksplodoi, derisa ata po ecnin për në qytetin e shenjtë Qerbela, për të marrë pjesë në ritualet fetare shiite të Arbainit.

Nga sulmi janë plagosur edhe tetë persona të tjerë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por militantët sunitë shpeshherë i sulmojnë pelegrinët shiitë para festave kryesore fetare.