E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 10:47

Lajmet

OKB: Në Siri – më se 60 mijë të vrarë

Makina e djegur e ndihmës së parë në qytetin Alepo - pasojë e luftimeve në SiriMakina e djegur e ndihmës së parë në qytetin Alepo - pasojë e luftimeve në Siri
x
Makina e djegur e ndihmës së parë në qytetin Alepo - pasojë e luftimeve në Siri
Makina e djegur e ndihmës së parë në qytetin Alepo - pasojë e luftimeve në Siri
Në një analizë të re të Zyrës për të drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara thuhet se më se 60 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin në Siri.

Komisionarja e Lartë e OKB-së për të Dejtat e Neriut, Navi Pillay, tha sot se në të dhënat e specialistëve të OKB-së janë regjistruar më se 59 mijë vrasje në periudhën 15 Mars 2011 e deri më 30 Nëntor të vitit 2012.

Zonja Pillay tha se duke pasur parasysh se dhuna nuk është ndalur, “mund të vlerësojmë se më se 60 mijë njerëz janë vrarë deri në fillim të vitit 2013”.

Kombet e Bashkuara thonë se analiza ishte përgatitur pesë muaj, pasi ishin identifikuar viktimat, duke u bazuar në emrin dhe mbiembrin, në një listë të kombinuar, në të cilën raportohej për 148 mijë vrasje.

Shifra e Kombeve të Bashkuara është për afro një të tretën më e lartë se ajo e grupeve opozitare në Siri, të cilat angazhohen për përmbysjen e regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Sipas grupeve opozitare siriane, deri tash në konflikt janë vrarë 45 mijë vetë.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.