E martë, korrik 22, 2014 Kosova 17:33

Lajmet

SHBA: Një gazetar amerikan i zhdukur në Siri

Gazetari James Foley, i treti nga e majta, së bashku me kolegët e tjerë reporterë, pasi ishin liruar nga rrëmbimi në Libi, më 18 Maj të vitit 2011Gazetari James Foley, i treti nga e majta, së bashku me kolegët e tjerë reporterë, pasi ishin liruar nga rrëmbimi në Libi, më 18 Maj të vitit 2011
x
Gazetari James Foley, i treti nga e majta, së bashku me kolegët e tjerë reporterë, pasi ishin liruar nga rrëmbimi në Libi, më 18 Maj të vitit 2011
Gazetari James Foley, i treti nga e majta, së bashku me kolegët e tjerë reporterë, pasi ishin liruar nga rrëmbimi në Libi, më 18 Maj të vitit 2011
Familja e gazetarit amerikan, James Foley, thotë se ai është zhdukur në Siri, pasi ishte rrëmbyer nga persona të armatosur e të panjohur, para gjashtë javësh.

Në njoftimin e familjes në Internet, thuhet se ai ishte rrëmbyer më 22 Nëntor në provincën Idlib.

James Foley, 39 vjeçar, kishte punuar në disa zona të konfliktit, përfshirë, Sirinë, Afganistanin, Irakun dhe Libinë.

Deri tash asnjë grup publikisht nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e tij.

Gjatë kryengritjes 21 muajshe në Siri, janë rrëmbyer disa gazetarë.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, vitin e kaluar në Siri janë vrarë 28 gazetarë.