E martë, tetor 21, 2014 Kosova 17:05

Lajmet

Chavez është duke vuajtur nga një infeksion i thellë në mushkëri

Foto - ArkivFoto - Arkiv
x
Foto - Arkiv
Foto - Arkiv
Qeveria e Venezuelës thotë se, presidenti Hugo Chavez është duke vuajtur nga një infeksion i “rëndë” si dhe është duke u shëruar nga operacioni i kancerit i bërë në Kubë.
  
Ministri i Informacionit, Ernesto Villegas thotë se më 3 janar, presidenti 58 vjeçar ka pasur “probleme me frymemarrje”, si rezultat i një “infeksioni të rëndë në mushkëri” dhe se Chavez duhet të ndjekë një regjim të rreptë mjekësor.

Ndërsa, nuk ja dhënë detaje tjera për gjendjen e Chavezit.

Në deklaratë thuhet se, mediat botërore janë duke zhvilluar luftë psikilogjike, për të shfrytëzuar këtë rast që të destabilizojnë Venezuelën, mirëpo, pa përmendur emra të ndonjë mediumi konkret.

Kreu socialist nuk është parë dhe as dëgjuar në publik nga që nga 11 dhejtori, data kur ai iu nënshtrua një operacioni në Havanë.

Ky ishte operacioni i katërt nga kanceri në 18 muajt e fundit.

Ende nuk është e qartë nëse Chavez do të jetë në gjendje të mjaftueshme shëndetësore që të kthehet në vendlindje, për të marr pjesë në inaugurimin presidencial që pritet të mbahet më 10 janar.

Chavez, udhëheq me Venezuelën për 14 vite më radhë.