E martë, shtator 30, 2014 Kosova 15:50

Lajmet

EULEX-i hedh poshtë kritikat e Nikolliqit

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq.Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq.
x
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq.
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq.
Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka thënë se nuk është pjesë e zinxhirit që vendos se kujt i lejohet dhe kujt jo hyrja në Kosovë.

Deklarata pason atë të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i cili ka kritikuar “paaftësinë e EULEX-it” për t’iu përgjigjur kërkesës së tij që të marrë pjesë në meshën e Krishtlindjeve ortodokse në Graçanicë, më 7 janar.

“Kërkesa për hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë i dërgohet përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Beograd. Zyra e përfaqësuesit special të BE-së në Prishtinë ia pason atë kërkesë Qeverisë së Kosovës dhe përgjigjja kthehet në të njëjtën mënyrë”, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq, për Radion Evropa e Lirë.

Nikolliq ka thënë se i ka dërguar kërkesën misionit evropian më 28 dhjetor të vitit të kaluar.