Ndërlidhjet

Turqi: Arritën trupat e SHBA-ve që operojnë me sistemin Patriot


Ushtarët gjermanë operojnë me sistemin mbrojtës Patriot
Ushtarët gjermanë operojnë me sistemin mbrojtës Patriot
Trupat e Shteteve të Bashkuara janë vendosur në Turqi për të operuar me sistemin raketor Patriot, për mbrojtje kundër kërcënimeve nga lufta në Sirinë fqinje.

Në fund të vitit të kaluar, zjarri ndërkufitar disa herë e ka goditur Turqinë.

Sistemi Patriot ka kapacitet të hedhë raketa për rrëzimin e aeroplanave luftarakë edhe raketave sulmuese.

Vendosja e trupave amerikane u bë në periudhën kur lufta në Siri po vazhdon të intensifikohet.

Raportohet se dje forcat qeveritare ajrore dhe tokësore i kishin sulmuar pozicionet e kryengritësve në lagjet e kryeqytetit Damask, një ditë pasi nga shpërthimi i një bombe në Damask u vranë 11 vetë.

Komanda Evropiane e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se në Turqi do të vendosen afro 400 ushtarë për të operuar me dy sisteme amerikane Patriot.

Gjermania dhe Holanda do të sjellin dhe do të operojnë me dy sisteme të tjera Patriot, sipas marrëveshjes me aleatin e NATO-s, Turqinë.
XS
SM
MD
LG