E mërkurë, janar 28, 2015 Kosova 07:34

Lajmet

Beyonce këndon himnin në ceremoninë e përurimit të Obamës

BeyonceBeyonce
x
Beyonce
Beyonce
Pop diva Beyonce do të këndojë himnin kombëtar para qindra mijëra personave që do marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Barak Obama, më 21 janar, kanë thënë sot organizatorët.

Në një skenë të ndërtuar enkas për këtë ngjarje, këngëtarja, një mbështetëse e Obamës, do të performojë para kabinetit të Obamës, ligjvënësve dhe publikut.

Në ceremoni do të këndojnë edhe Kelly Clarkson, dhe këngëtari veteran dhe kompozitori James Taylor.

Ceremonia shënon fillimin e mandatit të dytë të Obamës.

Në inaugurimin e parë të Obamës në vitin 2009, legjenda e muzikës soul, Aretha Franklin interpretoi këngën patriotike të SHBA-së, “My country tis of Thee”.

Kësaj herë këtë këngë do ta interpretojë Kelly Clarkson.

Beyonce dhe burri i saj, Jay-Z ishin mbështetësit kryesorë të fushatës së Obamës për t’u rizgjedhur president në zgjedhjet e nëntorit të 2012-ës.

VOX

Prishtina

Pritjet e të rinjve për vitin 2015

Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, kemi marrë mendimet e të rinjve, rreth asaj se çka ata presin nga viti 2015