E mërkurë, janar 28, 2015 Kosova 21:12

Lajmet

Rusi: Për 1 miliard dollarë për Serbinë – negociata shtesë

Anton Siluanov së bashku me presidentin Vlladimir PutinAnton Siluanov së bashku me presidentin Vlladimir Putin
x
Anton Siluanov së bashku me presidentin Vlladimir Putin
Anton Siluanov së bashku me presidentin Vlladimir Putin
Ministri rus i financave, Anton Siluanov, ka deklaruar sot në Moskë, pas takimit me ministrin e financave të Serbisë, Mllagjan Dinkiq, se për marrjen e vendimit për kredinë eventuale për Serbinë, në shumë prej një miliard dollarësh, për ta mbështetur buxhetin e Serbisë, janë të domosdoshme negociata shtesë.

“I kemi shqyrtuar kushtet eventuale, por për marrjen e vendimit janë të nevojshme negociata shtesë”, u tha gazetarëve ministri Siluanov.

Nga ana tjetër, ministri Dinkiq ka shfaqur shpresën se “negociatat do të jenë të suksesshme dhe se vendimi do të merret së shpejti”.

VOX

Prishtina

Pritjet e të rinjve për vitin 2015

Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, kemi marrë mendimet e të rinjve, rreth asaj se çka ata presin nga viti 2015