Ndërlidhjet

Çeki: Për të parën herë mbahen zgjedhjet presidenciale


Kandidati presidencial Vladimir Franz që në gjithë trupin ka tatuazh
Kandidati presidencial Vladimir Franz që në gjithë trupin ka tatuazh
Në Çeki sot dhe nesër mbahen zgjedhjet e para direkte presidenciale, në të cilat do të zgjedhet pasardhësi i Vacllav Kllausit, i cili është një euroskeptik dhe që në këtë post ishte në dy mandate nga pesë vjet.

Hulumtimet e opinionit para zgjedhjeve tregojnë se ish kryeministrat Jan Fischer dhe Milos Zeman, avancojnë, e pastaj radhitet kompozitaroi Vladimir Franz, i cili e ka gjithë trupin e tij të mbuluar me tatuazh.

Në garë janë nëntë kandidatë, përfshirë edhe ministrin e jashtëm aktual, Karel Schwarzenberg.

Të drejtë vote kanë më se tetë milionë çekë.

Parashihet që rundi i dytë eventual i zgjedhjeve të mbahet pas dy javësh.
XS
SM
MD
LG