E shtunë, nëntor 22, 2014 Kosova 03:49

Lajmet

Pakistan: Protestë e shiitëve kundër sulmeve vdekjeprurëse

Forcat e sigurisë pakistaneze zhvillojnë hetime në vendin e shpërthimit në qytetin KuetaForcat e sigurisë pakistaneze zhvillojnë hetime në vendin e shpërthimit në qytetin Kueta
x
Forcat e sigurisë pakistaneze zhvillojnë hetime në vendin e shpërthimit në qytetin Kueta
Forcat e sigurisë pakistaneze zhvillojnë hetime në vendin e shpërthimit në qytetin Kueta
Pjesëtarët shiitë në qytetin Kueta, në jugperëndim të Pakistanit, kanë refuzuar t’i varrosin personat e vrarë, në shenjë proteste kundër sulmeve vdekjeprurëse me bomba, që në shënjestër i kishin pjesëtarët e minoritetit pakicë shiite.

Afro 30 arkivole me trupat të pajetë janë lënë nëpër rrugë.

Pjesëtarët shiitë thonë se nuk do t’i varrosin të vrarët derisa qeveria ta përmirësoj sigurinë në këtë hapësirë.

Poashtu, janë djegur goma dhe dhe është bllokuar një rrugë e afërt.

Qeveria e provincës së Baloçistanit, kryeqytet i së cilës është Kueta, ka shpallur tri ditë zie për viktimat e sulmeve të djeshme, nga të cilat janë vrarë së paku 113 vetë.