E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 08:17

Lajmet

Franca përdor ushtrinë në Mali

Presidenti i Francës, Fracois HollandePresidenti i Francës, Fracois Hollande
x
Presidenti i Francës, Fracois Hollande
Presidenti i Francës, Fracois Hollande
Presidenti francez, Fracois Hollande ka thënë se forcat e armatosura franceze kanë filluar kryerjen e operacioneve ushtarake kundër islamistëve në veri të Mali-it.

Hollande u tha gazetarëve të premten në Paris se operacioni francez, i kryer së bashku me trupat ushtarake Mali-t, do të zgjasë, për “aq kohë sa është e nevojshme”.

Franca ka udhëhequr një nismë për veprim diplomatik ndërkombëtar në Mali kundër ekstremistëve islamikë, ku disa prej tyre kanë lidhje me Al-Kaedën.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së në dhjetor autorizoi dislokimin e një force të udhëhequr nga afrikanët e mbështetur edhe nga shtetet evropiane.

Qeveria Mali këtë javë bëri thirrje për një ndihmë urgjente ushtarake nga Franca pasi luftëtarët islamikë kishin avancuar më tej në jug në territorin të kontrolluar nga qeveria.