E hënë, maj 25, 2015 Kosova 13:25

Lajmet

Thaçi: Përjashtohet autonomia për serbët

Hashim Thaçi (majtas), Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq, më 4 Dhjetor 2012 në BrukselHashim Thaçi (majtas), Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq, më 4 Dhjetor 2012 në Bruksel
x
Hashim Thaçi (majtas), Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq, më 4 Dhjetor 2012 në Bruksel
Hashim Thaçi (majtas), Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq, më 4 Dhjetor 2012 në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përjashtuar mundësinë që serbët në pjesën veriore të Kosovës të kenë autonomi, në këmbim për mbështetjen e Serbisë për karrige në Kombet e Bashkuara.

“Nuk do të ketë ndarje, as autonomi, as status special”, tha Thaçi në një intervistë për agjencinë Associated Press.

Këto komente u bënë një ditë pasi kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, sugjeroi se vendi i tij do të mund ta mbështeste anëtarësimin e Kosovës në OKB, nëse pakicës serbe i sigurohet autonomia.

Mëtutje, zoti Thaçi e ka mirëpritur “ndryshimin e qëndrimit” të Serbisë, por theksoi se anëtarësimi në OKB “nuk është çështje e vullnetit” të Beogradit.

Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq takohen nesër në Bruksel, në kuadër të rundit të ri të dialogut të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Përzgjedhja Jonë

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.