E hënë, shtator 01, 2014 Kosova 15:40

Lajmet

Algjeri: Forcat speciale i sulmuan pozitat e militantëve

Helikopteri i ushtrisë së Algjerisë në shkretëtirëHelikopteri i ushtrisë së Algjerisë në shkretëtirë
x
Helikopteri i ushtrisë së Algjerisë në shkretëtirë
Helikopteri i ushtrisë së Algjerisë në shkretëtirë
Forcat speciale të Algjerisë i kanë sulmuar ndërtesat e fundit, që mbahen nga militantët, në kompleksin e instalimeve të gazit natyror. Militantët islamikë aty mbanin edhe pengje.

Mediat shtetërore në Algjeri raportojnë se 11 militantë janë vrarë gjatë ndërhyrjes së sotme, por shtatë persona të rrëmbyer janë vrarë nga rrëmbyesit.

Zyrtarë të Algjerisë i kanë thënë agjencisë Reuters se 16 pengje të jashtme ishin liruar sot, përfshirë dy amerikanë, dy gjermanë dhe një portugez.

Sot, më herët gjatë ditës, forcat e sigurisë i kishin gjetur 15 trupa të djegur në kompleksin e gazit.

Nuk ishte e qartë se a ishin ato trupa të pengjeve apo të militantëve.

Qeveria e Algjerisë, poashtu, ka konfirmuar se 12 pengje alegjeriane dhe të jashtme, ishin vrarë gjatë operacionit të së enjtes, përfshirë një amerikan dhe një francez.

Ajo tha se 18 rrëmbyes ishin vrarë në sulmin e së enjtes, që iu ka mundësuar qindra personave të rrëmbyer të largohen.

Militantët kanë thënë se 35 pengje janë vrarë.