Ndërlidhjet

Gjenevë: Arrihet marrëveshja për ndaljen e emisionit të zhivës


Selia e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë
Selia e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë
Më se 140 vende të botës janë pajtuar për marrëveshjen ndërkombëtare juridikisht obliguese për reduktimin e emisionit të dëmshëm të zhivës.

Në fund të tubimit pesëditësh të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, të dërguarit e shteteve pjesëmarrëse, sot herët në mëngjes, i miratuan masat për kontrollin e përdorimit të zhivës, me qëllim që të ulet sasia e metalit me helmim të lartë, që lirohet në ambient.

Marrëveshja do të nënshkruhet më vonë këtë vit në Minamata të Japonisë, ku mijëra njerëz kanë vuajtur nga helmimi me zhivë në vitet e 50-ta.

Zhiva mund të prodhoj efekte të padëshiruara në shëndetin e njerëzve, përfshirë edhe dëmtime të përhershme në sistemin nervor.
XS
SM
MD
LG