E enjte, korrik 24, 2014 Kosova 10:24

Lajmet

Afganistan: Rreth 30 militantë vriten nga sulmi ajror i amerikanëve

Harta e AfganistanitHarta e Afganistanit
x
Harta e Afganistanit
Harta e Afganistanit
Autoritetet në provincën Nooristan në lindje të Afganistanit kanë thënë se sulmet ajrore të SHBA-ve kanë shkaktuar më shumë se 30 viktima në radhët e militantëve.

Ende nuk është bërë i qartë se sa është numri i sakt të vrarëve dhe të plagosurve nga këto sulme. Në mesin e viktimave thuhet se ka militantë afgan dhe pakistanez.

Shefi i sigurisë në provincën e Nooristanit Ghulamullah Nooristani i ka thënë të martën Radios Afganistani i Lirë të RFE/RL-së se, ofensiva është kryer të hënën nga dy avionë të cilët nga distanca kanë sulmuar kryengritësit armatosur në rajonin e largët të grykës së Bazgal-it.

Ushtria amerikane ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me incidentin.