E enjte, prill 17, 2014 Kosova 12:06

Lajmet

BE gjobit kompanitë spanjolle e portugeze

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Madhësia e shkronjave - +
Bashkimi Evropian ka gjobitur kompanitë spanjolle dhe portugeze të telekomunikacionit, Telefonica dhe Portugal Telecomi, me 79 milionë euro për shkak se kanë bërë marrëveshje për të mos konkurruar me njëra-tjetrën, citon DPA Komisionin Evropian.

“Marrëveshjet për të mos garuar janë ndër shkeljet më të rënda të rregullave të konkurrencës së BE-së, derisa potencialisht rezultojnë me çmime më të larta dhe
me më pak zgjedhje për konsumatorët”, tha përmes një deklarate Komisioni Evropian.

Marrëveshja thuhet se ishte arritur në vitin 2010, kur Telefonica kishte blerë aksionet e rivalit portugez në operatorin brazilian të telefonisë Vivo, një ndërmarrje e përbashkët që e kishin ngritur së bashku.

Komisioni ka nisur një hetim për dy kompanitë në fillim të vitit 2011 dhe ata hoqën dorë nga marrëveshjet disa javë më vonë, duke potencuar se ato ishin në fuqi vetëm 4 muaj.