E mërkurë, tetor 22, 2014 Kosova 11:36

Lajmet

Rritet sërish papunësia në Spanjë

Këmbimore, Madrid, foto nga arkiviKëmbimore, Madrid, foto nga arkivi
x
Këmbimore, Madrid, foto nga arkivi
Këmbimore, Madrid, foto nga arkivi
Papunësia në Spanjë është ngritur në 26.2 për qind, pasi numrit të të papunëve iu shtuan edhe 187 mije e 300 të tjerë në tremujorin e katërt të vitit 2012, bëri të ditur enti i statistikave INE.

Sipas INE, Spanja ka tash 5.97 milionë të papunë.

Shifrat, sipas DPA-së u bënë publike pas një njoftimi që bëri të mërkurën Banka e Spanjës, se ritmi i recesionit ishte përshpejtuar në tremujorin e fundit.

Gjate vitit 2012, ekonomia është tkurrur për 1.3 për qind, më pak sesa parashikimet prej 1.5 për qind të qeverisë.

Ndërkohë Fondi Monetar Ndërkombëtar lëshoi një vlerësim të zymtë për Spanjën, duke parashikuar se ekonomia këtë vit do të tkurret me 1.5 për qind.